venerdì 24 ottobre 2014

Reagojnë futbollistët shqiptarë

Pas vendimit të turpshëm të marrë sot nga Komision i Disiplinë në UEFA po fillojnë të vijnë edhe reagimet e para nga futbollistët shqiptarë. I pari i cili ka reaguar për këtë episod ka qënë Bekim Balaj. Futbollisti shkodran i cili aktivizohet me Spartën e Pragës  publikoi foton e momentit kur ai goditet nga një stol në Beograd me fjalët: "Më fal Platini për stolin që desh e theyva me kokë, bravo uefa". Pas nuk ka ngelur as Sokol Cikalleshi. Edhe ai po ashtu si Bala ka vendosur të reagojë në facebook duke shkruar:" Turp Turp Turp ! Nuk kam fjale ! Te rrezikosh jeten dhe ne fund te te denojn perseri kjo nuk esht pare ! Drejtesia esht vetem ne endrra,realiteti esht krejt ndryshe !!!FORCA ALBANIA". 

Andi Lila një nga protagonistët kryesore të asaj mbrëmjeje nuk mund të rinte pa shprehur mendimin e tij.Këto janë fjalët e tij në rrjetet sociale:" Un besoj,tani me shumë se kurrë".Kapiteni Cana duket se nuk është dorëzuar dhe mendon se drejtësia mund të vihet në vend nga apeli." Duhet pritur deri ne vendimin e fundit, qeshtja do ti drejtohet tribunalit te sportit ne Lausanne" janë fjalët me të cilat është prononcuar Cana.


Reazioni: