giovedì 30 ottobre 2014

Revolucion tek Flamurtari

Një kampionat shumë larg pritshmërisë dhe intvestimeve të kryera e kanë detyruar bordin drejtues të Flamurtarit të marrë disa masa ekstreme mbi ekipin. Kështu, siç pritej nga të gjithë ka marrë fund aventura 3-vjeçare e teknikut Gjoka në krye të vlonjatëve. Dushi i ftohtë për tranjerin erdhi pas humbjes në javën e fundit përball Teutës në Durrës. Por ja dhe vendimet e plota për sa i takon ekipit vlonjar:
Për shkak të rezultateve të rezultateve të dobëta të ekipit, bordi drejtues i Flamurtarit i mbledhur sot datë 30/10/2014 vendosi
1) Të largojë gjithë stafin teknik, përveç tranjerit të portierave Luan Birçaj
2) Të dënojë lojtarët e mëposhtëm (duke i lënë jashtë ekipit) për shkak të rendimentit të ulët në ndeshjet e fundit:
-Franc Veliu
-Gjergji Muzaka
-Nijaz Lena
-Polizoi Arbiri
-Gledi Mici
3)Ekipi i lihet në dorë Luan Birçajt deri në momentin e emërimit të tranjerit të ri

4) Këto vendime hyjnë në fuqi menjëherë

Reazioni: