martedì 25 novembre 2014

KF Tirana, deklarate per shtyp

KF Tirana deshiron te sqaroje opinionin publik dhe mediat per gjithcka ka ndodhur sot pasdite ne “Elbasan Arena”. KF Tirana distancohet nga dhuna dhe shfaqet antisportive ne shkallet e stadiumit. Tifozeria vendase ka provokuar, ofenduar dhe goditur me sende te forta nga distanca tifozet e Tiranes. Sjellja aspak korrekte, ofendimet ne korr drejt lojtareve dhe tifozeve te Tiranes, mesazhet ofenduese nepermjet parrullave te shkruara nga tifozet vendas, kane qene shkak i incidentit qe u shenua gjate ndeshjes Elbasani – Tirana. Masat e pakta te sigurise ne stadium kane lejuar tifozet vendas te lene sektorin e tyre dhe te tentojne per tu afruar me tifozet bardheblu madje nje prej tyre ka hyre dhe ne fushe. Pamjet filmike vertetojne gjithcka me siper. Provokimet e hapura te vendasve kane acaruar disa tifoze te Tiranes te cilet kane reaguar duke u perfshire ne keto incidente, sjellje e cila nuk duhet bere dhe lejuar. 

KF Tirana eshte e denuar te luaj 15 ndeshje pa tifoze per shkak te provokimeve qe sollen incidentet ne Shkoder. Drejtuesit e klubit, stafi teknik dhe skuadra bejne apel per tifozet qe te mos bien pre e provokimeve dashakeqe dhe te ruajne qetesine per te mos shkaktuar incidente apo bere sjellje jo korrekte qe nuk i shkojne per shtat klubit me te madh ne Shqiperi.


Reazioni: