giovedì 27 novembre 2014

KF Tirana, tjeter deklarate per shtyp

Pas vendimit te dhene nga Komisioni i Disiplines, KF Tirana zhvilloi nje mbledhje urgjente ne ambientet e klubit. Masat e marra jane serish ndeshkuese per komunitetin bardheblu, klubin e futbollit dhe te gjithe qytetin e Tiranes. Ndeshkimet kolektive nuk sjellin zgjidhje, perkundrazi. Komisioni i Disiplines denon Tiranen e futbollit ne momentin kur klubi sapo ka gjetur zgjidhjen per te nisur rindertimin dhe ka perpara vetes nje numer te madh problemesh te mbartura. KF Tirana eshte e gatshme te paguaje demin financiar qe i eshte bere stadiumit “Elbasan Arena” dhe te paguaj gjithashtu gjoben e vendosur nga gjykata sportive prane Federates Shqiptare te Futbollit. KF Tirana kundershton vendimet per te mos lejuar tifozet te udhetojne apo vendimin per te mos lejuar konvertimin e gjysmes se denimit (ashtu si rregullorja e FSHF-se parashikon) kundrejt pageses. KF Tirana do te apeloje konform rregullores vendimet e Komisionit te Disiplines ne Komisionin e Apelit dhe ka besim se vendimet do te rishikohen. Nevojitet qe keto denime kolektive, te merren serish ne shqyrtim, me ndjesi njerezore per te mos denuar qytetin dhe klubin me te madh ne vend. Tifozet e Tiranes ne asnje ndeshje ne kryeqytet nuk kane prodhuar incidente. Klubi ka bashkepunuar me Federaten Shqiptare te Futbollit dhe me policine e Tiranes, ne te gjithe takimet futbollistike per te siguruar mbarevajtjen e ndeshjeve e do te shtoje bashkepunimin ne vazhdim per te dhene shembullin se si organizohen ngjarje te tilla sportive. Precedentet negativ te vendosur kane ardhur per shkak te masave te pakta ne stadium nga forcat e rendit si ne Elbasan po ashtu edhe ne Shkoder, aty ku pas incidenteve u shkarkua dhe kreu i policise se rrethit. Ne “Elbasan Arena” munguan teresisht masat dhe kordonet ndares te policise mes dy tifozerive. Paaftesia e policise se nje qyteti nuk mund te denoje nje qytet tjeter, nje tifozeri te madhe, nje investim kolosal, nje skuader futbolli. KF Tirana prej muajit shtator te ketij viti eshte denuar te luaje pa tifoze dhe deri tani jane zhvilluar gjashte takime me dyer te mbyllura. Shume per nje qytet qe futbollin e ka pasion, dhe per nje komunitet te madh qe po mbush stadiumet. Tifozet e Tiranes kete sezon ne Korce, Vlore, Durres dhe Fier jo vetem qe kane mbushur sektorin e miqve por dhe kane treguar sjellje shembullore per menyren se si mbeshtetet skuadra e zemres. Te njejten gje kane bere edhe ne rruget apo sheshet e kryeqytetit kur skuadra luante ne “Qemal Stafa” me dyer te mbyllura. Denimet kolektive e demtojne futbollin, loje e cila luhet per sportdashesit. Tifozet e Tiranes kane perjetuar, mbeshtetur dhe reaguar per Kombetaren Shqiptare gjithmone dhe specifikisht ne ngjarjen e Beogradit e sidomos pas saj. Denime te ngjashme si ai i dhene nga UEFA per Federaten Shqiptare te Futbollit dhe Kombetaren Shqiptare nuk e meriton KF Tirana dhe tifozet e Tiranes. Komisioni i Apelit duhet te rishqyrtoje vendimin e dhene nga Komisioni i Disiplines. KF Tirana fton tifozet te ruajne qetesine. KF Tirana shpreson se denimi kolektiv per mbylljen e dyerve, pengimin e tifozeve te udhetojne dhe denimi per te mos lejuar konvertimin e gjysmes se ndeshjeve me pagese do te rishihet. KF Tirana do te bej urgjentisht gati apelimin e ceshtjes me te gjithe argumentat ligjore te nevojshem per te rishqyrtuar vendimet e Komisionit te Apelit. Besojme dhe shpresojme tek drejtesia sportive. 

Zyra per shtyp


Reazioni: