mercoledì 5 novembre 2014

Transferta speciale e nje tifozi

Nga faqja Facebook te Tiranes:

Nje dashuri e pafund, keshtu mund te titullohet aventura qe ka ndermarre nje tifoz i Tiranes per te ndjekur nga afer skuadren e zemres. Me biciklete drejt Vlores. Kjo ka qene zgjedhja e Anit, tifoz bardheblu pjese e tifogrupit "Tirona Fanatics" prej shume vitesh. Shtate ore e gjysem udhetim, lodhje, emocion, kenaqesi dhe shume aventure. Te dielen ne mengjes eshte nisur drejt Vlores dhe pas nje udhetimi maratone nga Tirana drejt qytetit bregdetar, Ani ka arritur ne destinacion. Drejt e ne stadiumin "Flamurtari". Ka qene aty para se te mberrinte grupi i madh i tifozeve bardheblu qe ishin nisur nga kryeqyteti. Tifozi special rrefen per faqen zyrtare te KF Tiranes, aventuren e tij dhe arsyen pse e zgjodhi kete udhetim. "Tiranen e kam pasion dhe bicikleten pak me pak. E provova kete udhetim ne transferten e Durresit dhe mu duk interesante. Doja te provoja veten dhe vendosa ta tentoja edhe ne ndeshjen e rradhes ne Vlore. Udhetimi ishte emocionues. Ka zgjatur jo pak por shtate ore e gjysem dhe kane qene 156 kilometra. U ndjeva mire. Kam bere vetem nje ndalese te gjate per te drekuar, ndalese qe zgjati afro 40 minuta dhe me pas disa ndalesa te shkurtra per te bere ndonje foto apo per te shlodhur pak kembet. Sapo kalova Fierin nisa te ndjeja lodhje por nuk u dorezova. Me duhej te nxitoja pasi nuk e dija sa do te zgjaste rruga dhe nuk mund te rrezikoja ndeshjen. Mendjen e kisha tek skuadra dhe tek shoket qe do te vinin nga pas me autobuz. Ndihesha gjithmone e me i motivuar kur shikoja tabelat ne rruge te me tregonin se me kishin mbetur gjithmone e me pak kilometra per te pershkruar. Ne fund ja dola. Mberrita ne Vlore. U bashkova me pas me "Fanatics" dhe aty gjeta rehatine time. Nese do te kishim fituar edhe ne fushe do te kishte qene akoma me bukur. Kthimin me pas e bera me autobuzin e tifozeve. Kur do ta provoj prape? Besoj se ne Korce. Tiranes gjithmone do ti qendroj prane ndersa me biciklete tani do te kerkoj nje sfide me te veshtire", ka treguar Ani.


Reazioni: