mercoledì 26 novembre 2014

Vendimet e Disiplines, denohet perseri KF Tirana

1) KF “Tirana”, per hedhje te sendeve te forta dhe flakadaneve ne fushen e lojes nga tifozet e saj, duke shkaktuar akte dhune dhe nderprerje te perkoheshme te lojes,si veprim i perseritur nga ana e tifozerise se ketij ekipi, denohet me zhvillimin e 6(gjashte) ndeshjeve pa pjesemarrjen e tifozeve te ketij ekipi ne ndeshjet qe ky ekip do te zhvilloje si ekip udhetues , bazuar ne nenin 66/3.b te KDS. Ky denim i shtohet denimit te dhene nga ky komision per zhvillimin e ndeshjeve pa tifoz nga ky klub ne fushen e tij. Ekzekutimi i ketij denimi nga klubet pritese, do te realizohet duke mos siguruar vendet e percaktuar ne stadium per tifozerine mike.

2. KF “Tirana”, per hedhje te sendeve te forta dhe flakadaneve ne fushen e lojes nga tifozet e saj, duke shkaktuar akte dhune dhe nderprerje te perkoheshme te lojes,si veprim i perseritur nga ana e tifozerise se ketij ekipi, denohet me gjobe me vlere 200.000(dyqindmije) leke, bazuar nenin 66/3.b te KDS. Gjithashtu detyrohet te zhdemtoje demet te kryera nga tifozeria e saj ne sektorin perkates, referuar raportit te hartuar nga administrata e stadiumit “Elbasan Arena”.

3. Denimi i dhene ne pike 2 te ketij vendimi per KF “Tirana”, i shtohet denimit te dhene ndaj KF “Tirana” per zhvillimin e ndehsjeve pa tifoze ne fushen e saj dhe si rast i perseritur i shkeljeve te renda,bazuar ne nenin 134 te KDS ndalohet konvertimi i ketyre denimve sipas nenit 135 te KDS.


Reazioni: