mercoledì 3 dicembre 2014

Derbi luhet me te dy tifozerite, reagimi i Tiranes

KF Tirana njofton te gjithe tifozet bardheblu nepermjet kesaj deklarate per mediat se te henen ne oren 18:00, stadiumi kombetar “Qemal Stafa” do te jete i hapur edhe per tifozet e Tiranes ne ndeshjen me Partizanin. Nje lajm mjaft i mire ky qe ka ardhur nepermjet fjaleve te presidentit te Federates Shqiptare te Futbollit Armando Duka, thene sot ne mesdite per mediat. KF Tirana e ka mirepritur kete lajm qe i sherben kesaj loje per ti shtuar bukurine dhe sidomos kesaj ndeshje qe ka funksionin e kopertines se futbollit shqiptar. I sherben gjithashtu qytetit te Tiranes qe nuk meriton denime kolektive. KF Tirana vlereson vullnetin pozitiv te treguar nga kreu i FSHF-se per nje vendim qe i sherben jo vetem tifozeve te Tiranes por te gjithe shqiptareve. Klubi do te bashkepunoje me tifozerine bardheblu per te siguruar mbarevajtjen e ketij takimi dhe ne vazhdim. KF Tirana do te punoj shume per te shmangur te gjithe problematiken e arkivuar dhe lene pas ne kete sezon. KF Tirana beson se Komisioni i Apelit do te rishohi vendimin e dhene nga Komisioni i Disiplines per te ndihmuar futbollin te bej hapa perpara. KF Tirana fton tifozerine bardheblu te rikthehet ne stadium e shumte ne numer, me pasionin e pashtershem per te ndihmuar skuadren. Klubi do te bashkepunoje me Federaten Shqiptare te Futbollit, klubin e Partizanit si skuadra organizatore e kesaj ndeshje, Forcat e Rendit dhe drejtorine e stadiumit “Qemal Stafa” per te kontribuar maksimalisht qe derbi i te henes te zhvillohet ne kushte ideale e me korrektesine maksimale si ne fushe po ashtu edhe ne tribuna. KF Tirana do te komunikoje te gjitha detajet organizative per kete ndeshje ne ditet ne vazhdim.


Reazioni: