giovedì 29 gennaio 2015

Endri Vrapi: "Nuk na lejohen me ndalesa, ne Fier shkojme per 3 pike"

<< Ndaj Apolonisë këkohet vlerësim maksimal. Skuadra fierake ka dhuruar një futboll shumë të mirë dhe ne duhet të japim maksimumin tonë për të dal me fitore nga ky takim. Kjo ndeshje duhet fituar patjeter nga ne. Në Fier shkojmë me synimin e vetëm sigurimin e 3 pikëve. Ndeshjen me Laçin nuk dua ta komentoj pasi nuk më përket mua dhe shokëve të skuadrës , pasi synimi ynë ishte fitorja edhe pse ishim të pa fat duke shpërdoruar shumë raste shënimi. Tashmë nuk na lejohen më ndalesa. Çdo ndeshje kërkon vlerësim maksimal pavarësisht renditjes që gjendet kundërshtari ne fund apo në fillim të renditjes. Te Partizani kam gjetur një ambjent mjaft të mirë duke filluar nga Presidenti, stafi drejtues dhe vetë lojtarët, të cilët më kanë pritur mjaftë mirë. Kemi një kontigjent lojtarësht të denjë për të synuar titullin kampion edhe pse është herët për të folur pasi ka dhe shumë ndeshje përpara. >>


Reazioni: