giovedì 5 febbraio 2015

Lamellari zyrtarisht tek Sopoti

Siç raporton gazetari i njohur Gjergji Vyshka, Daniel Lamellari nuk do të jetë më pjesë e Dinamos për pjesën e dytë të sezonit.Gardian korçar ka vendosur të mbrojë portën e Sopotit pas mosmarrëveshjeve të patura me dinamovitët.Burime brenda klubit kryeqytetas bëjnë me dije se shkak kryesor për largimin e Lamellarit ishte aktivizimi i pakët i tij pas ardhjes se Elvis Kotorrit.Lamellari deklaroi se ndihet i fyer për trajtimin e rezervuar ndaj tij edhe pse, sipas tij, ai ka luajtur plot 2 vite pa rrogë tek Dinamo dhe ka refuzuar oferta të tjera vetëm për ringritjen e Dinamos në Superligë.Tashmë Sopoti bën një goditje të rëndësishme në luftën që të çon drejt Superligës sezonin e ardhshëm.

Reazioni: