giovedì 12 febbraio 2015

Shqipëria humbet 5 pozicione

Shqipëria edhe pa luajtur asnjë ndeshje në Janar humbet 5 pozicione në renditjen e fundit të publikuar nga FIFA.Tashmë kuq e zinjtë e De Biasit renditen në vend të 63(renditja e muajit Dhjetor e shihte kombëtaren tonë në vend të 58).Për sa i përket renditjes për vendet Europiane, Shqipëria renditet e 31, pas Turqisë dhe para Malit të Zi.
Ndërkohë që nuk ka shumë ndryshime te 10-të skuadrat e para. Gjermania vazhdon të jetë e para, e ndjekur nga Argjentina. Kolumbia është e treta para Belgjikës, Holandës, Brazilit dhe Portugalisë. Franca ka rënë për një pozitë dhe tani është e teta kurse Uruguai është ngjitur i nënti. Vendi i dhjetë mbahet nga iberikët e Spanjës.


Reazioni: