domenica 8 febbraio 2015

Tirana kap kreun

Elis Bakaj me golin e tij në minutën e 91 i dhuron Tiranës 3 pikë shumë të rëndësishme në luftën për titull.Ndeshja përball Vllaznisë merrte një vlerë shumë të madhe duke parë edhe humbjen e Kukësit në drekë përball Laçit.Takimi filloi me një dominim të lehtë nga ana e ekipit shkodran, të cliët në pjesën e parë patën edhe rastet më të mira për shënim, por Frashëri nuk e lejoi topin të përfundonte në rrjetë.Po në pjesën e parë, në minutën e 37 më saktësisht, tranjeri i Vllaznisë, Ranieri, dërgohet në tribunë nga ana e arbitrit kryesor, pas kontestimeve të shumta nga ana e tij.Pjesa e dytë vazhdoi akoma më mirë për shkodranët, të cilët të udhëhequr nga dyshja Soza-Lika u shfaqën disa herë të rrezikshëm para portës bardh e blu.Duke parë këtë situatë, Magani hedh në fushë Bushiç në vend të Morinës dhe duket se kjo lëvizje dha fryte.Që nga ky moment Tirana u bë më kërkuese dhe vetëm në minutat e fundit të lojës arrin të kalojë në avantazh me anë të një golit të Elis Bakaj, i cili pas një aksioni personal nga e djathta, çon topin në rrjetë duke i dhënë ekipit të tij 3 pikë fondamentale.Pas këtij suksesi Tirana ngjitet në vend te parë me 44 pikë po aq sa Kukësi, ndërkohë qe Vllaznia ngelet në vend të 7 me 23 pikë të grumbulluara deri tani.
Reazioni: