lunedì 29 giugno 2015

E tashmja dhe e ardhmja e futbollit shqiptare

Nga Liri Cecja

Pavaresisht se kampionati shqiptare ka pasur rritje te nivelit gjate viteve te fundit dhe klubet shqiptare po bejne paraqitje pozitive ne kompeticionet europiane, ajo qe ka filluar te shqetesoj tifozët vendas eshte mungesa e strategjive afatgjata. Klubet kryesore, si Skenderbeu, Tirana, Kukesi apo Partizani ne te vertet po investojne shuma te medha ne pagat e lojtareve, ku rroga mesatare javore llogaritet te jete mbi 1140 euro, ose 5 here me e larte se paga mesatare mujore sipas Instat.

Keto pages ate larta qe ofrojne klubet kane bere qe shume lojtare te huaj te mesyjne ne kampionatin shqiptare, por ky fenomen ka eklipsuar lojtaret e talentuar shqiptare, duke u nderprere shpresat per nje te ardhme te mire ne kete sport. Disa klubet te tjere po investojne ne vetem ne permiresimin e kushteve te stadiumeve, por kane anashkaluar akademite e tyre. Fushat stervitore ku sterviten lojtaret e rinje mbetet ne gjendje te mjerueshme, ku mungojne kushtet elementare si dhomat e zhveshjeve apo baza materiale.

Nga ana tjeter ka edhe nje kategori tjeter klubesh qe perdoren politikisht, ku presidentet e tyre jane njekohesisht edhe kryetare bashkish ose deputet te zonave perkatese. Ata investojne ne prag te zgjedhjeve vetem per te terhequr vemendjen e elektoratit te tyre dhe per te fituar vota. Kjo ka bere qe keto klube te mos kene stabilitet ne rezultate dhe mos vijimesi te projekteve. Shembulli konkret eshte Dinamo e Tiranes. “Blue boys”, sic njihen ndryshe jane qene nje nder klubet me te suksesshme ne historine e futbollit vendas me 18 kampionate te fituara, 13 Kupa dhe 2 superkupa, por presidenti i tyre vendosi qe ne veren e vitit 2012 te mos investonte me ne ekip dhe tani skuadra merr pjese kampionatin ne nivelit e dyte dhe e ardhmja nuk duket aspak premtuese.

Mungesa e strategjive efikase, ka bere qe dy dekadad e fundit asnje klub shqiptare te mos jete rentable, qe do te thote se bilancet e tyre financiare kane qene gjithmone negative. Ketu perfshihen edhe klubet qe marrin pjese ne Kupat e Europes, madje edhe ekipi kampion, Skenderbeu, i cili merr pjese ne paraeleminatoret e Champions League ka balance negative.


I vetmi klub ne Shqipëri, i cili ka nje strategji te qarte per te ardhmen eshte Flamurtari i Vlorës. Presidenti i tyre, Sinan Idrizi, i cili eshte nje njeri i respektuar dhe qe e drejton ekipin prej nje viti po investon fuqishem per te ndertuar nje ekip me standarte europiane. Fillimisht, Idrizi po nderton infrastrukturen te klubit, ku perfshihet rikonstruksioni i stadiumit aktual dhe ndertimi i disa fusha stervitore per ekipin e pare dhe ekipet e te rinjeve, te cilat jane elementet me te rendesishem per te nderuar nje klub qe synon te kete baza te shendosha per te ardhmen.


Reazioni: