giovedì 10 marzo 2016

Besëlidhja pezullon mesfushorin Mateo Zefi



Nga Liri Cecja

Drejtuesit e Bësëlidhjes kanë pezulluar për një afat të papërcaktuar mesfushorin Mateo Zefi pasi ka thyer disiplinën. Gjithçka ka nisur në ndeshjen e kaluar përballë Adës, kur 21 vjeçari i ka kërkuar trajnerit Samuel Nikaj, që t’a aktivizoj, pasi rezultati ishte 2:0 në favor të lezhjanëve. Megjithatë, kjo sjellje e lojtarit shkodran nuk është toleruar nga klubi, që këtë sezon po lufton denjësisht për tu ngithur në Kategorinë Superiore.


Ndërkohë, lezhjanët vijojnë përgatitjet për takimin e radhës me Ilirinë. Për këtë sfidë, e cila është e fundit për fazën e dytë, trajneri Samuel Nikaj do t’i ketë në dispozicion të gjithë lojtarët, ndërsa pritet të hedh në fushë këtë formacion: Bejte (P), A. Sykaj, S. Kastrati, M. Gjorgjeviç (K), A. Boçi, K. Dibra, L. Sibide, S. Hepaj, A. Hajdari, E. Hasan dhe K. Bajiç.
Reazioni: