venerdì 11 marzo 2016

Erzeni kërkon kthesën përballë Adës

Nga Liri Cecja

Humbja e javës së kaluar 4:3 me Besën duket është kaluar për shijakasite trajnerit Albert Bozhanaj, të cilët këtë javë do të presin në Kompleksion Internacional ekipin e Adës, ku synimi i vetëm është fitorja dhe konsolidimi i vendit të katërt në Grupin A. Ky fakt është pohuar nga mbrojtësi Jurgen Goxha.

“Këtë javë presim Adën, takim për të cilin po vijojmë përgatitjet maksimale. Në këtë ndeshje do të futemi vetëm për 3 pikë pasi nuk pranojmë asnjë rezultat tjetër veç fitores”, ka theksuar 23-vjeçari, i cili këtë sezon ka realizuar një gol, pikërisht në ndeshjen e kaluar përballë Besës.

Nga ana tjetër, në këtë ndeshje do të rikthehet portieri Sulejman Hoxha, i cili ka qenë i pezulluar nga Komisioni i Disiplinës me 4 ndeshje, për sjellje jo-sportive ndaj arbitrit ne sfidën e Dhjetorit të kaluar përballë Korabit. Gjithashtu,  pas 4 muajve do të rikthehen edhe tifozat, të cilët tashmë do të kenë mundësi të mbështesin ekipin e tyre.



Reazioni: