venerdì 4 marzo 2016

Kategoria e Parë, kryesuesit kërkojnë vazhdimësinë në Grupin B

Nga Liri Cecja

Java e 17-të ka rezervuar ndeshje të lehta në letër për ekipet kryesuese, si: Luftëtari, Apolonia dhe Pogradeci, të cilët do të sfidojnë respektivisht Sopotin, Dinamon dhe Elbasanin. Të gjitha ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen ditën e Shtunë në orën 15:00.

1). Luftëtari vs. Sopoti

Shkakrimi i papritur i trajnerit Mustafa Hysi, pas barazimit me Elbasanin, ka “turbulluar ujërat” brenda kampit bluzi, megjithatë lojtarët pritet të japin maksimumin për të bërë autokritikë për të justifikuar besimin e drejtuesve. Për këtë sfidë, ekipi do të drejtohet nga drejtori teknik, Vasil Papa, deri në emërimin e trajnerit të ri, ku ndër emrat më të kuotuar janë: Nevil Dede, Agim Canaj dhe Vladimit Gjoni. Ndërsa, Sopoti, pritet të një tjetër rezultat pozitiv, pas barazimit me Dinamon, pasi drejtuesit kanë shprehur pakënaqësit e tyre në lidhje me paraqitjet e disa lojtarëve, të cilët duket se nuk po e justifikojnë besimin e stafit.

Formacioni i mundshëm i Luftëtarit: F. Miraka (P), O. Beqiri, O. Rapa, D. Rapo, A. Meto, L. Liçaj, E. Mersini (K), E. Rroca, A. Aleksi, A. Dhrami, M. Canka. Trajner: Vasil Papa;

Formacioni i mundshëm i Sopotit: E. Saraçi (P), S. Kelmendi, A. Dimo, V. Zeqaj, P. Misteri, A. Caushaj, I. Kastrati, K. Gjeci, M. Cota (K), O. Bërdufi, M. Polisi. Trajner: Ardi Bozhani;

2). Pogradeci vs. Elbasani

Pas fitores në transfertë me Butrintin, djemtë e trajnerit Gentian Stojku do të tentojnë të vijojnë serinë e rezultateve pozitive për të qenë në garë me ekipet e tjera që synojnë të bëhen pjesë ë Kategorisë Superiore. Ndërsa, për Elbasanin, kjo është njdeshje jetike duke qenë se me kalimin e javëve po veniten shpresat për qëndrimin në Kategorinë e Parë. Një tjetër lajm i keq për teknikun Dosti është mungesa e mbrojtësit Alfred Lleshi dhe e sulmuesit Shamet Luta, të cilët janë të pezulluar me kartona të kuq.

Formacioni i mundshëm i Pogradecit: M. Bytyçi (P), A. Bella, A. Pura, A. Hysenllari, M. Mihani, S. Jahaj, Katarina, V. Zguro, E. Pengu (K), E. Topllari, J. Liçkollari. Trajner: Gentian Stojku;

Formacioni i mundshëm i Elbasanit: J. Asong (P), G.Kaçulli (K), X. Jaupi, E. Bilali, H. Suvarija, E. Duka, M. Toçi, A. Kasa, F. Vllahi, A. Mema, K. Abazaj. Trajner: Muharrem Dosti;

3). Shkumbini vs. Butrinti

Ndeshja ndërmjet Shkumbinit dhe Butrintit mund të konsiderohet si sfida e mbijetesës, pasi të dy ekipet, rrezikojnë të jenë pjesë e playout-it. Peqinasit, duken më të favorizuar nisur nga fakti se luajnë në shtëpinë e tyre dhe gjithmonë kanë hapur problem për ekipet kundërshtare, ndërsa Butrinti, i cili këtë sezon ka treguar oshilacione në lojë do të ishte i kënaqur edhe me një barazim.
Formacioni i mundshëm i Shkumbinit: S. Ajazi (P), E. Magani, X. Turhani, E. Lundraxhiu, A. Gjata, E. Lluca (K), A. Isaj, J. Vogli, E. Sulkja, E. Mustafaj, K. Branica. Trajner: Kristaq Mile;

Formacioni i mundshëm i Butrintit: E. Hallunaj (P), S. Xhuvani, X. Xhibro (K), E. Kuçi, S. Gjonbrati, S. Adekunle, M. Nela, A. Kola, A. Qejvani, A. Meçani, A. Rugji. Trajner: Flamur Shehu;

4). Dinamo vs. Apolonia

Rezultatet e fundit kanë treguar se Dinamo nuk është një pretendente për tu bëre pjesë e Kategorisë Superiore, por kjo nuk do të thotë se ata do ti hapin rrugë fierakëve, të cilët vijnë me moral të lartë në këtë sfide pas fitores në transfertë më Turbinën dhe janë vetëm dy pike larg Luftëtarit. Ky takim do të zhvillohet në fushën sportive “Internacional Tirana”.

Formacioni i mundshëm i Dinamos: M. Memaj (P), R. Peqini. B. Tragaj, M. Turtulli, E. Turdiu (K), J. Thana, J. Gërxho, S. Elmazi, E. Muça, E. Kolgega, X. Ikonomi. Trajner: Igli Allmuça;

Formacioni i mundshëm i Apolonisë: E. Cako, E. Kaja, I. Balaj, I. Nako, A. Dimo (K), J. Lluka, E. Sako, K. Broshka, M. Rajkoviç, M. Uzuni, D. Lazareviç. Trajner: Artan Mërgjyshi;

5). Lushnja vs. Turbina

Pavarësisht se lagunarët janë 18 pikë larg kreut dhe nuk kanë shpresa për tu ngjitur në Kategorinë Superiore, pritet që ata të luftojnë për një fitore për të konsoliduar një vend në mesin e artë të tabelës. Ndërsa, për Turbinën e trajnerit Alpin Gallo, e cila rrezikon seriozisht rënien nga Kategoria e Parë, kjo ndeshje është një mundësi e mire për të marrë ndonjë rezultat pozitv.

Formacioni i mundshëm i Lushnjës; M. Spaho (P), F. Bufasi, E. Xhafa, L. Ruço, A. Bizhyti, O. Baze, L. Taullau, E. Alushi, F. Sefa (K), A. Alkanjari, E. Gjyla. Trajner: Artan Bano;


Formacioni i mundshëm i Turbinës: B. Vashaku (P), E. Sulejmani, F. Peqini, M. Pere, F. Daci, K. Roshi (K), E. Allmeta, M. Cake, G. Stiven, A. Allamani, S. Hasanaj. Trajner: Alpin Gallo;


Reazioni: