lunedì 7 marzo 2016

Kategoria e Parë, kryesuesit ruajnë ritmin

Nga Liri Cecja

Kategoria e Parë zhvilloi ndeshjet e Javës së 17-të, e cila nuk rezervoi ndonjë surprizë, pasi kryesuesit, të cilët synojnë të bëhen pjesë e Kategorisë Superiore kanë arritur fitore të rëndësishme. Kështu, Korabi firoi në shtëpi me Mamurrasin, ku goli vendimtarë u shënua në pjesën e dytë nga kapiteni Sokol Mziu me penallti. Por, vlen të theksohet fakti se mamurrzakët braktisën takimi në shenjë proteste ndaj arbitrit, i cili sipas tyre ishte shpesh-herë i njëanshëm në vendimet e tij.

Edhe Kastrioti dhe Besëlidhja ruajtën ritmin, duke fituar respektivisht përballë Burreli 1:0 dhe Adës 4:0. Goli i vetëm për krutanët e Elvis Plorit u shënua nga Raboshta, ndërsa për lezhjanët shënan serbër Bajiç (2 gola) dhe Gjorgjeviç dhe Marashi.

Sa u përket ndeshjeve të tjera të këtij grupi, Besa fitoi me goleadë përballë Erzenit, me rezultatin 4:3, ndërsa Kamza fitoi në fushën e vështirë të Fushë-Krujës, me rezultatin 2:3.
Në grupin B, Luftëtari arriti një fitore të rëndësishme përballë Sopotit, i cili në këtë takim aktivizoi disa lojtarë të rinjë. Deçiziv për gjirokastritët, që u drejtuan nga trajneri Vasil Papa ishte sulmuesi Dhrami, i cili shënoi me penallti në minutën e 26, duke i dhënë mundësi ekipit të ruaj kryesimin.

Nga ana tjetër, Apolonia fitoi një takim mjaft të tensionuar në fushën sportive “Internacional Tirana”, përballë Dinamos, ku goli i vetëm u shënua nga kapiteni Dimo në minutën e 16, por që u kontestua nga stafi i Dinamos, të cilët akuzuan arbitrin kryesor Ditmar Jubica, për vendime të njëanshme dhe tendencioze.

Një fitore pa shumë histori arriti edhe Pogradeci, që mundi Elbasanin me rezultatin 3:0 në “Elbasan Arena”, ku golat për pogradecarët u shenuan nga mbrojtësi Pura në të 15’, mesfushori Brazilian Katarina në të 31 me penallti dhe sulmuesi i Topllari në të 73, duke mbajtur gjallë shpresat për t’u ngjitur në elitën e futbollit shqiptarë.

Ndërsa, Shumbini mori tre pike të rëndësishme përballë një kundërshtari direkt, siç ishte Butrinti, i cili rrezikon seriozisht qëndrimin në Kategorinë e Parë. Goli i vetëm për pqinasit u realizua nga sulmuesi i ardhur në merkaton e Janarit, Erjon Mustafaj në minutën e 48.

Me të njëjtin rezultat fitoi edhe Lushnja me Turbinën e cila u kthye tek fitoret pas disa rezultateve negative , ku goli për djemtë e drejtuar nga Artan Bano, u realizua nga veterani Gentian Çela në minutën e 71.




Reazioni: