venerdì 18 marzo 2016

Trajneri Elvis Plori i bindur: Kastrioti do të ngjitet në Superiore


Nga Liri Cecja

Pavarësisht se kanë kaluar disa ditë nga ndeshja e Javës së 18, ndëmjet Kastriotit dhe Besës, ku krutanët fituan 4:3, disa ekipe si: Korabi apo Besëlidhja kanë ngritur dyshime se kavajasit mund të kenë toleruar qëllimisht në këtë ndeshje. Por, trajneri Elvis Plori ka sqaruar se lojtarët e nënvlerësuar këtë ndeshje, prandaj pësuan edhe tre gola.

“Në këtë ndeshje, futbolistët u futën në fushën e lojës jo të motivuar si në ndeshjet e tjera, ku një ndër arsyet ishtë fakti se Besa kishtë disa mungesa  duke bërë që impenjimi të mos ishte në nivelin e duhur. Ne pësuam gol në minutat e para dhe kjo nuk ishte hera e parë që ndodhemi në disavantash, pasi ky është një problem që ka ekipi, por kësaj here u zhbllokuam shpehjt dhe në fund arritëm një fitore të rëndësishme, për objektivat e ekipit”, sqaroi ndër të tjera Plori, në një prononcim ekskluziv për emisionin “E Hëna Sportive”  në TVSH.

Nga ana tjetër, pavarësisht rezultateve pozitive, duket se në kampin krutan jo gjithçka shkon më së miri sa i përket raporteve mes bashkisë dhe presidencës, që financon klubin këtë sezon. Këto mosmarrëveshje janë konfirmuar edhe nga Plori.

“Ne jemi një skuadër që varet nga presidenca dhe nga bashkia. Dua të jem i drejtpërdrejt dhe dua të them se ka pasur mungesë korrektësie nga bashkia, e cila ka shtyrë datat e akordimit të fondit për pagat e lojtarëve, megjithatë ne jemi përpjekur t’i tejkalojmë këto probleme, pasi presidenti ka garantuar lojtarët se këto problem do të tejkalohen”, ka treguar trajneri i krutanëve, që aktualisht udhëheqin Grupin B të Kategorisë së Parë.


Në fund, ai u shpres i bindur se ekipi do të bëj maksimumin që sezonin e ardshëm të jetë pjesë e elites së fubollit shqiptarë.


Reazioni: