mercoledì 13 aprile 2016

Kategoria Superiore, rregullorja për Kupat e Europës

a) klubi që shpallet kampion i Kategorisë Superiore për sezonin 2014-2015 do të marrë pjesë në turin e dytë paraeliminator të Ligës së Kampioneve;

b) klubi që fiton Kupën e Shqipërisë do të marrë pjesë në turin e parë paraeliminator të Ligës së Europës;

c) klubi që renditet në vendin e dytë në klasifikimin e përgjithshëm të Kategorisë Superiore merr pjesë në turin e parë paraeliminator të Ligës së Europës;

d) klubi që renditet në vendin e tretë në klasifikimin e përgjithshëm të Kategorisë Superiore merr pjesë në turin e parë paraeliminator të Ligës së Europës;

e) nëse klubi i shpallur kampion i Kategorisë Superiore fiton njëkohësisht edhe Kupën e Shqipërisë, atëherë klubi tjetër finalist i kupës do të marrë pjesë në turin e parë paraeliminator të Ligës së Europës;

f) nëse klubi i renditur në vendin e dytë ose të tretë në klasifikimin e përgjithshëm të Kategorisë Superiore, fiton njëkohësisht edhe Kupën e Shqipërisë, atëherë klubi i renditur në vendin e katërt në klasifikimin përfundimtar do të marrë pjesë në turin e parë paraeliminator të Ligës së Europës


Reazioni: