mercoledì 21 settembre 2016

Partizani-Tirana: çmimet e biletave


FK PARTIZANI – KF TIRANA / E DIEL ORA 19:00

Klubi njofton se për këtë takim çmimet e biletave në tribunat respektive do të jenë:

Biletat në Tribunën VIP do të kushtojnë 2 500 Lek

Biletat në Tribunat A dhe B për sektorët A1,A2,A3,A4,B1,B2,B3,B4 dhe B5 do të kushtojnë 1 500 Lek ,

Biletat në Tribunat F, E dhe D do të kushtojnë 700 Lek

Biletat në Tribunën C1,C2,C3,dhe G1,G2,G3 do të kushtojnë 500 Lek

Tifozeria e kuqe do të akomodohet në sektorët e Tribunave A3,A4 ,B3,B4,B5,C1,C2,C3,D,E dhe F

Tifozeria bardheblu do të ketë në dispozicion Tribunat A1,A2,B1, B2,G1,G2,G3

Ju bëjmë me dije se pjesa e tifozerisë së kuqe, e cila do të akomodohet në Tribunën C e ndarë në sektorët C1,C2 dhe C3 do të kenë mundësinë ti sigurojnë biletat me çmimin 300 Lek. Shuma e mbetur me vlerën 200 Lek do të sponsorizohet nga ana e Klubit kundrejt kompanisë që menaxhon biletat. Kjo nismë ndërmerret në kuadër të politikave të klubit për të mbështetur tifozerinë e kuqe e cila mbetet lojtari i 12-të në çdo ndeshje.

Biletat do të mund ti siguroni nga dita e Mërkurë duke filluar nga ora 09:00 pranë pikave të shitjes:

TIFOZERIA E PARTIZANIT
1.Pranë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”
2.Në dyqanin e Partnerit Teknik të Partizanit “Joma” pranë stadiumit “Selman Stërmasi”
3.Në pikën e biletarisë pranë Stadiumit “Elbasan Arena”, Elbasan

TIFOZERIA E TIRANES
Në pikën e Biletarisë pranë stadiumit “Selman Stërmasi” .



Reazioni: