domenica 21 maggio 2017

Nuk e meritojme kete edhe se e kemi harruar

"Lere futbollin shqiptar, ketu nuk do te mund te kete kurre nje futboll te paster."

Nje fjali qe ma kane perseritur nje numer te pafund heresh, nga te gjithe ato me te cilet - te pakten nje here - kam folur per kampionatin shqiptar. Kurre nuk iu kam besuar, deri dje. Dje per me shume kohe sesa thjesht nje moment kam menduar qe kane pasur te drejte. Ne perfundimin e ndeshjes Kukesi-Skenderbeu lejova veten te me merrte ajo fjali dhe u ndjeva gati ne faj. Por, pasi me kaloi nervozizmi dhe zhgenjimi, kuptova qe nuk mundem kurre ta bej ate fjali timen; nuk mundem, si shqiptar, si tifoz dhe mbi te gjithash si i apasionuar mbas Lojes.

Duket banale ta thuash, por nuk e meritojme kete. Dhe gjeja me e rende eshte se e kemi harruar. Nuk meritojme qe nje kampionat te jete i vendosur ne tavoline qe nga gushti (edhe kush bie nga kategoria), nuk meritojme qe te jemi spektatore - te diele mbas te diele - te atyre gabimeve trashanike te arbitrave per te ndihmuar "te fortet" dhe, mbi te gjithash, nuk meritojme te degjojme kush ve ne loje tere kete komedi. Kukesi eshte kampion i Shqiperise per here te pare ne historine e tij dhe ai meriton vetem pergezimet tona. 35 ndeshje pa humbje. Megjithate ndeshja e djeshme ka shfaqur edhe nje here qe era - per te perdorur nje eufemizem - frynte nga ana e tyre. Nje miku im i dashur disa muaj me pare, pasi me perseriti fjaline e zakonshme, me tha:

"Nje nga miqte e mi te ngushte qe ben vijerojtesin me tregoi kete: para nje ndeshjeje te Kukesit (qe nuk po themi cila) i deleguari i Federates hyri ne dhomat e zhveshjeve te arbitrave duke thene qe ajo ndeshje duhet te ishte e Kukesit me te gjitha menyrat."

Dua te mendoj qe do te kishin fituar ne cdo rast, sepse kane zhvilluar nje sezon te mrekullueshem fale punse se nje trajneri te madh si Ernest Gjoka dhe fale golave te nje Pero Pejic te pafund, qe tamam si vera behet me i mire me kalimin e viteve. Por qendron fakti qe ne nuk meritojme qe te tallen me pasionin tone me te madh, me besimin tone. Dhe qe ketu duhet nisur perseri. Eshte nje ftese per te gjithe, presidente, trajnere, lojtare, gazetare dhe tifoze: le te mbrojme futbollin tone, ta nderojme ate! Eshte e thjeshte te jemi te bashkuar kur Kombetarja luan ne Europian, por eshte me e rendesishme dhe me e bukur te jemi te bashkuar tani per kete "beteje". Po lejome qe disa individe te marrin nje pjese tonen dhe te luajne me ate sic deshirojne. Sot eshte futbolli, neser mund te jete dicka tjeter. Mos te lejojme qe "komedia" e djeshme te harrohet shpejt. Duke shpresuar qe e fundit mos te behet dita e fundit e kampionatit te shtunen tjeter.

"Vllaznia dhe Tirana nuk mund te bien nga kategoria, eshte politika ne mes" me thone te gjithe. Do te shikojme.

Ne perfundim, pergezime Kukesit per fitoren e kampionatit; keni shkruajtur nje faqe te re te futbollit shqiptar.


Reazioni: